Në një rrugë në Genova është gjetur një shqiptar 28-vjeçar i plagosur. Sipas mediave italiane thuhet se ka qenë një punonjës sigurie i cili ka parë personin e plagosur të shtrirë përtokë, ndërsa më pas ka njoftuar policinë.

Fill pas mbërritjes në vendin e ngjarjes së ambulancës, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar me urgjencë në spitalin ‘Villa Scassi’. “Ansa” shkruan se aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Loading...