Ai shpenzoi gati një milion euro në lojërat elektronike. Por këtë herë protagonist ka qenë një ish prift i famullisë së Shën Gjon Baptistit të Verona të Italisë. Prifti e udhëhoqi famullinë nga viti 2007 deri në vitin 2017, përpara se të transferohej.

Ai quhet Don Giuseppe Modela, ish-prift në Veronë, i cili ka “djegur” thuajse 1 milion euro, duke shkelur rregullat e Dioqezës dhe të Kishës Katolike.

Me justifikimin për të ndihmuar të varfrit, gjatë viteve ai huazoi 900 mijë euro, por paratë nuk u kthyen kurrë. Priftërinjtë iu drejtuan peshkopit, i cili premtoi një konfrontim për të zgjidhur çështjen.

Dioqeza vendosi të transferojë priftin, i prekur nga ludopatia, për ta ndihmuar atë të shërohet nga varësia e kumarit.

“Ne huazuam para nga të gjithë, përfshirë të moshuarit dhe pensionistët,” thanë besimtarët, të cilët tani duan që paratë t’u kthehen prapa.

Loading...