Italia pret Poloninë për rinisjen, Rusia udhëton në Turqi

Krahas Shqipërisë dhe Kosovës, dita e dytë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve do të vijë në Supersport edhe me tre takime të tjera, ku natyrisht që spikat sfida e Bolognës, mes Italisë dhe Polonisë.

Pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin “Rusi 2018”, të kaltrit i kanë besuar Roberto Mancinit projektin e rinovimit dhe ringritjes së Italisë në nivele të larta.

Sfida e sotme pritet me mjaft interes, pasi do të jetë e para zyrtare për Italinë e Mancinit, me këtë të fundit që ka grumbulluar 29 futbollistë, mes të cilëve edhe shumë emra të rinj.

Ndeshja Itali-Poloni do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Supersport 4, ndërsa në të njëjtën orë, por në Supersport 5 dhe 6 do të vijnë përkatësisht sfida Turqi-Rusi dhe miqësorja Skoci-Belgjikë.

Kujtojmë se Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri i UEFA-s dhe do të vijë ekskluzivisht në Supersport, me plot 1000 ndeshje, përfshi edhe të gjitha takimet e Shqipërisë dhe Kosovës

Loading...