Kryetari Gjorge Ivanov sot me ‘Medalje për meritë ushtarake’ do ta dekorojë Njësitin për detyra speciale dhe Njësitin për shpërndarje të shpejtë të Ministrisë së punëve të brendshme, kurse me ‘Medalje për guxim’ pas vdekjes do të nderojë edhe tetë anëtarët e forcave të sigurisë pranë MPB-së ku më 9 maj 2015 u vranë në operacionin anti-terrorist në Kumanovë, gjegjësisht në ‘Lagjen e Trimave’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ljubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq pas vdekjes dekorohen me “Medalje për guxim” për demonstrimin të guximshëm dhe të jashtëzakonshëm dhe vetë-sakrificë në mbrojtje të integritetit territorial të sovranitetit të Republikës së Maqedonisë, të vrarë si anëtarë të forcave të sigurisë pranë Ministrisë së Brendshme.

Loading...