Maqedoni

Ivanov nuk e pranoi kërkesën për marrjen e mandatit të Zaevit

iv

Anëtarët e disa organizatave qytetare sot organizuan marsh protestues prej nga zyra e Delegacionit të BE-së e deri tek vila presidenciale Vodno.

Kërkesa e tyre protestuese është që presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov t’ia marrë mandatin kryeministrit, Zoran Zaev për shkak të, siç thonë, mospërmbajtjes drejt garancive të dhëna dhe punës kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë.

Pas përfundimit të marshit para vilës Vodno qytetarët e mbledhur dëshiruan t’ia dorëzojnë kërkesën presidentit Ivanov, por, siç tha Strashko Ollumçev, kryetar i Këshillit kombëtar mbarëmaqedonas “Makedonium”, janë njoftuar nga ana e sigurimit se presidenti është larguar.

Ai tha se protestat do të vazhdojnë dhe se sërish do të përpiqen t’ia dorëzojnë kërkesat Ivanovit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top