Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në konferencën për shtyp shprehu qëndrimet e tij në lidhje me marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo konferencë për shtyp vjen pas takimit të realizuar sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në rezidencën presidenciale në Vodno, takim nga i cili Ivanov u largua për një kohë të shkurtë.

Ivanov në konferencë për shtyp tha se marrëveshja për kontestin e emrit me Greqinë nënkupton largim nga pozitat strategjike, që nënkuptonte, mosndryshim të emrit dhe kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

“Më lejoni të informoj se sot për herë të parë më është prezantuar marrëveshja e arritur me Greqinë për çështjen e emrit. Ju thash se kjo është marrëveshje e tyre, përgjegjësi e tyre dhe vendim i keq i tyre. Qeveria nuk mblodhi guxim dhe përgjegësi për të krijuar qëndrim të përbashkët nga i cili nuk do të kishim lëvizur për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar”, tha Ivanov.

Ivanov deklaroi se me këtë marrëveshje hapen më shumë çështje se sa që zgjidhen dhe se Greqia atë që bëri me maqedonasit që jetojnë në Greqi tani e bën me qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Teksti i marrëveshjes është kapitulim për Maqedoninë, a është patriotizëm të ndryshohet preambula, a është dinjitoze të informohet të gjithë anëtarët e NATO-s dhe OKB-së se keni ndryshuar emrin, a është dinjitoze të pranohen të gjitha kërkesat e Greqisë?”, u shpreh Ivanov.

“Republika Maqedonisë e humb suverentitetin e saj.BE dhe NATO nuk guxon të jenë alibi për marrëveshje të keqe. Ftoj popullin të mos frikësohen, rruajeni idealin tonë të mospëruljes. Nuk do të nënshkruaj marrëveshje me një tekst të këtillë”, përfundoi Ivanov./Telegrafi/

Loading...