Presidenti, Gjorge Ivanov, do të takohet me homologun e tij bullgar në Dojran, i cili qëndron për një vizitë pune në Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë kanë dialog të vazhdueshëm politik dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale që i karakterizon miqësia tradicionale, ishte konstatimi i përbashkët i të dy presidentëve, gjatë vizitës zyrtare të presidentit Radev në Republikën e Maqedonisë në shkurt të këtij viti”.

Shefi i shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me ftesë të presidentit bullgar Radev në qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Bullgarisë, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Loading...