Biznes

“IZHK” hap dyert e kompanive nga Maqedonia në tregun kroat

nexhat

Në vazhdën e krizës aktuale, “Instituti për zhvillim ekonomik” Tetovë, e realizon me suksesë planin e përcaktuar, për tu dalë në ndihmë subjekteve prodhuese të vendit.Për plasmanin e prodhimeve në tregjet e jashtme, si dhe përforcimin e bashkpunimit ekzistues, njoftojnë nga ky Institut.

“Drejtori Nexhat Bexheti ma antarët e bordit Ronalt Reshidi afaristë në Kroaci dhe Burim Ademi pronari i fabrikës “Pekon” nga Çellopeku, me kënaqësi  u pritën  në hapsirat e Ambasadës së Kroacisë nga zonja Zvjezdana Borovac e ngarkuar për lidhje  ekonomike në mes Kroacisë dhe Maqedonisë.

Nexhat Bexheti në emër të subjekteve antare nga Maqedonia dhe Kosova në “Institutin për zhvillim ekonomik” Tetovë, nga zonja Zvjezdana Borovac kërkoi që të ndërmjetësoje për informimin e subjekteve të Kroacisë, dhe gjetjen e moduseve për bashkpunim në mes tyre.Organizimin e kontakteve nëpër mes takimeve afariste të cilat do të organizohen gjatë vitit paraprak,si dhe shqyrtimin e mundësive për  hapjen e reparteve prodhuese të brendeve Kroate si p.sh Krash, Zveçevo,Podravka etj.Në bashkpunim me subjektet vendore me natyrën  e prodhimeve të ngjashme. Ose dhënjen e licencave për prodhimin e produkteve të brenduara  fabrikave të vendit, tek të  cilat ekzistojnë parakushte investive, me dobi që të ngritet imazhi I fabrikave tona ne rajon.

Zonja Borovac na zbuloi se në Kroaci prodhimet bujqsore, të pollogut gëzojnë reputacion të lartë, si produkte bio natyrale , dhe janë të kërkuara, prandaj na sugjeroj që të organizohemi për ngritjen e standardeve në sortimit  dhe kalibrimin e prodhimeve bujqsore sipas normave të caktuara të Kroacisë, sepse pengesa tjera nuk ka për plasman”, ka njoftuar IZHK, pas takimit të realizuar në ambasadën kroate.

Takimi i sotëm është vetëm një hap i vogël por shumë domethënës sepse do të kondicionohet dhe përforcohet bashkpunimi i mëtejmë. Njëkohsisht ua bëjmë me dije subjekteve të cilat kanë pretendime për tregun Kroat të kontaktojnë me Institutin për zhvillim ekonomik Tetovë.

 

 

To Top