Izraeli e ka miratuar një ligj kontrovers, i cili në mënyrë retroaktive i legalizon 3.800 shtëpitë të kolonëve hebrenj të ndërtuara në tokën palestineze në Bregun e okupuar Perëndimor.

Në bazë të këtij ligji, pronarët e vërtetë të tokës palestineze do të kompensohen financiarisht ose t’iu jepet tokë alternative, transmeton Express.

Ndërkohë, presidenti i ri amerikan, Donald Trump, e ka marrë një qëndrim më të butë ndaj aktiviteteve të Izraelit për të ndërtuar në tokat e okupuara, krahasuar me paraardhësin e tij, Barack Obama, i cili ishte një kritik shumë më i zëshëm.

I trimëruar nga ajo që e sheh si një administratë amerikane më simpatike, Izraeli i ka cuar përpara planet për ndërtimin e mijëra shtëpive të reja.

Më shumë se 600.000 hebrenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara qëkur Izraeli e okupoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor në vitin 1967 – tokë në të cilën palestinezët duan ta ndërtojnë shtetit e tyre të ardhshëm.

Vendbanimet izraelite konsideron të jashtëligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar, edhe pse Izraeli e kundërshton këtë gjë.

Loading...