Shkëmbimet e fundit të zjarrit midis Izraelit dhe Lëvizjes palestineze Hamas paralajmërojnë se rregullat e betejës që kanë mbizotëruar përgjatë gardhit të sigurisë Gaza-Izrael, që nga sulmet ushtarake izraelite të vitit 2014 kanë ndryshuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Amos Hariel, një analist në fushën ushtarake dhe mbrojtjes, për të përditshmen izraelite “Haaretz”, është shprehur se beson se qetësia relative që pasoi atë konflikt ka gërryer vazhdimisht.

“Ajo është zëvendësuar me demonstrata të dhunshme, të mbushura me viktima në anën palestineze, (së bashku me) balonat e zjarrit (të lëshuara nga aktivistët palestinezë) ndaj tokës bujqësore izraelite dhe tani me raketa dhe mortaja”, tha Hariel në një artikull të botuar sot.

Sipas shifrave izraelite, gjatë katër javëve të fundit, lëvizja Hamas dhe Xhihadi Islam kanë lëshuar 200 raketa në Izrael, së bashku me qindra balona zjarrvënëse dhe heliumi, që kanë shkaktuar 200 zjarre brenda territorit të Izraelit.

Këto zhvillime kanë nxitur zyrtarët izraelitë, të kryesuar nga kryeministri Benjamin Netayahu, të paralajmërojnë për një operacion të mundshëm ushtarak kundër Rripit të Gazës së bllokuar.

Dje vonë, Netanyahu paralajmëroi se reagimi i Izraelit ndaj këtyre sulmeve të përsëritura do të “intensifikohet nëse është e nevojshme”. Ai vazhdoi duke pohuar se “Izraeli ishte i përgatitur për çdo skenar dhe armiqtë duhet ta kuptojnë këtë”.

Ministri izraelit i Sigurimit Publik, Gilad Erdan, sot tha se Izraeli mund të detyrohet të nisë një “operacion ushtarak në shkallë të gjerë” në Rripin e Gazës.

“Nuk dua të nisë një operacion, por ka një mundësi të mirë se ne nuk do të ketë opsion tjetër”, i tha ai Radios së Ushtrisë Izraelite.

Ministri i Energjisë, Yuval Steinitz, nga ana e tij, ishte më i drejtpërdrejt, duke theksuar se: “Nuk mund ta dimë se si ose kur do të përfundojë, por duket sikur po ecim në një përshkallëzim”.

Ndërsa gjeneral majori Eyal Eisenberg, komandanti i Komandës së Frontit të Izraelit, tha se ushtria ka dështuar të parashikonte efektin që do të kishin balonat zjarrvënës.

Në artikullin e tij, Hariel paralajmëroi se ritmi i ngjarjeve të dhunshme në Gaza ka kaluar në diskutim rreth rindërtimit të infrastrukturës së Gazës dhe përfundimisht do të çonte në luftë.

Loading...