Forcat okupatore izraelite kanë rrënuar një shkollë në El-Halil të Palestinës me arsyetimin se kinse nuk ka poseduar leje.

Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarë okularë, njësitë okupatore e ushtrisë izraelite kanë kryer bastisje në rajonin El-Halil kanë rrënuar një shkollë të ndërtuar prej metali.

Pavarësisht se shkolla është rrënuar, palestinezët vazhdojnë të mbajnë mësimet në strukturat e rrënuara ku ata kanë ndërtuar çadra.

Ndryshe, në këtë shkollë, e cila ishte e ndërtuar nga Ministria palestineze e Arsimit, mësimin e ndiqnin mbi 50 nxënës.

Loading...