Ndarjet janë të vështira për të gjithë. Ndjenjat tona janë të rëndësishme për trupin, dhe përvojat emocionale dhe stresi kanë një ndikim direkt në trupin tonë.
Gazeta Express ka vendosur sot që t’ju tregojë se çfarë i ndodh trupin tonë kur një marrëdhënie përfundon.

1. Ankth dhe probleme me gjumë1_1500906843-8693085Njerëzit janë të programuar për të ndjerë nevojë për kontakt njerëzor, dhe kur e humbim atë, ndjejmë dhimbje. Nevoja për kontakt përkeqësohet, duke shkaktuar ankth. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se dhimbja pas ndarjes aktivizon të njëjtën pjesë të trurit që stimulohet nga varësia ndaj kokainës.

2. Dhimbje gjoksi2_1500906849-4218049Studime të ndryshme kanë treguar se pas ndarjes njerëzit marrin sinjale nervash që janë të lidhura me dhimbjen fizike. Këto sinjale të njëjta dërgohen kur një person digjet ose përvëlohet. Pasi dhimbja është në trurin tonë, këto sinjale kthehen në siklet të vërtetë: në këtë rast, dhimbje gjoksi ose dhimbje koke, transmeton Gazeta Express.

3. Probleme me lëkurë3_1500906855-3906785Pavarësisht faktit se gjatë depresionit një person kujdeset shumë më pak për veten, gjendja e lëkurës përkeqësohet për shkak të hormoneve të stresit. Kjo mund të çojë në akne dhe madje edhe humbje të flokëve.

4. Dhimbje të muskujve4_1500906864-2520923Në një gjendje depresioni, njerëzit kanë më shumë gjasa që të lëndohen, sesa zakonisht. Gjithashtu, për shkak të stresit, mund të paraqiten edhe spazma në muskuj, dhe muskujt mund të tkurren, duke shkaktuar dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Gazeta Express.

5. Humbje të apetitit ose shtim të peshës5_1500906871-8874837 (1)Pas një ndarje, shumë njerëz përjetojnë probleme me apetit. Por në terma të gjatë, ndarja mund të çojë edhe në shtim të peshës. Për shkak të stresit, qelizat bëhen më pak të ndjeshme ndaj insulinës, dhe trupi fillon të sekretojë edhe më shumë, duke përshpejtuar akumulimin e dhjamit.

Shtimi i peshës mund të jetë i lidhur gjithashtu edhe me pagjumësinë dhe mungesën e ushtrimeve. Në fund, stresi pengon traktin gastrointestinal, që shkakton dhimbje abdominale dhe diarre. /Gazeta Express

Loading...