Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se FYROM mund të marrë ftesë për anëtarësim në Samitin e 11 dhe 12 korrikut në Bruksel, pasi që Shkupi dhe Athina arritën marrëveshjen për kontestin e emrit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por, veç lajmit, qytetarët duan të dinë në mënyrë konkrete se çfarë përfiton Maqedonianga NATO-ja?

Pas anëtarësimit në NATO përfitimet për Maqedoninë do të jenë përtej sferës së sigurisë. Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia konsiderohet si një vend i sigurt dhe me ekonomi të konsoliduar. Nisur nga kjo, investitorët e huaj do të kthejnë sytë nga vendi ynë për të investuar. Për të vërtetuar këtë ide, analistët kanë marrë shpeshherë si rast shembullin e Çekisë, e cila, pasi u anëtarësua në NATO, pati një bum investimesh, të cilat kapën shifrën e 9 miliardë eurove. Me hyrjen në NATO forcohet edhe roli i vendit në arenën ndërkombëtare dhe Maqedonia fiton një peshë lobingu.

Por veç përfitimeve anëtarësimi në NATO do të sjellë edhe disa detyrime për vendin tonë. Hyrja e Maqedonisë në NATO e detyron politikën tonë të ndërtojë një demokraci funksionale, të krijojë shtetin ligjor dhe të forcoje institucionet, tre elemente këto shumë të rëndësishëm, nga të cilat ka vuajtur politika në këto vite tëq stërzgjatura të tranzicionit të vështirë. Gjithashtu vendi duhet të rrisë investimet në ushtri duke realizuar reformat e domosdoshme sipas standardeve euroatlantike duke u pajisur edhe me armatime moderne.

Ndërkohë që Maqedonia do të ketë dhe një detyrim të përvitshëm për të derdhur në arkën e NATO-s një shumë të caktuar, në varësi të buxhetit të vendit dhe mesatares së vendeve anëtare.

Përfitimet nga NATO:

Maqedonia pjesë e aleancës më të suksesshme të kohëve moderne

Forcohet roli i vendit në arenën ndërkombëtare

Vendi konsiderohet i sigurt

Jep garanci për investitorët e huaj

Rritje e investimeve të huaja në vend

Reformat për NATO-n të afrojnë më shumë me BE-në

BE të shikon si një partner serioz në negociata për anëtarësimin

Detyrimet nga NATO:

Krijimi i një demokracie të konsoliduar

Krijimi i shtetit ligjor

Forcimi i institucioneve

Zhvillim ekonomik

Reforma fiskale

Zhvillim i biznesit vendas.

Loading...