Ja çfarë tha trajneri i HJK-së për Shkëndijën

Trajneri i HJK-së, Lehkosuo e ka pranuar se Shkëndija ka qenë kundërshtar më i mirë në takimin kundër HJK-së. Sipas tij, rezultati 3-1 është i keq për ta, por jo i pathyeshëm.

“Ne ishim në avantazh prej 1-0 dhe në pjesën e parë kishim lojën nën kontroll, por rezultati 3-1 duket i keq. Më duhet të them se kundërshtari ishte më mirë se ne. Ata shfrytëzuan disa gabime tona, por edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë në fushën tone pas një jave”, tha trajneri Mika Lehkosuo pas ndeshjes./lajm

Loading...