Imami i xhamisë në “Rrugën e Kavajës”, Ahmed Kalaja rreth një viti më parë kishte kërkuar të hiqet nga ndryshimet kushtetuese neni që i hap udhë martesave homoseksuale në Shqipëri.

Kalaja është shprehur se një akt i tillë është kundër ligjeve të çdo feje dhe nuk mund të tolerohet një gjë e tillë pasi do të rrezikonte shoqërinë dhe familjen.

Kundër kësaj nisme pati reaguar nëpërmjet rrjetit social Facebook edhe deputetja Mesila Doda. Deputetja demokrate ka theksuar se familje eshte vetem ajo qe vjen nga martesa e nje burri dhe nje gruaje, dhe se bashku mbeshtesin dhe mirepresin femijet qe vijne ne jete.

“Pasi kauzen e romeve e mori Erjon Veliaj, avokati i popullit Igli Totozani shpiku kauzen e tij te fundit, ate te pergatitjes se projektligjit per martesat gay. Si deputete, grua, nene, familjare shpreh mosaprovimin tim te thelle per nje prononcim te tille. Familje eshte vetem ajo qe vjen nga martesa e nje burri dhe nje gruaje, dhe se bashku mbeshtesin dhe mirepresin femijet qe vijne ne jete. Ju ftoj te gjithve te behemi nje bllok pengese per inisiativa te tilla qe shkojne kundra thelbit te jetes sone, kundra vullnetit te Zotit qe boten tone e bekoi me bashkimin e burrit me gruan” shkruan Doda. (INA)

Loading...