Kryeministri Zoran Zaev nuk dëshiron të prejudikoj se si do të votojë Kuvendi në rast se nuk ka
cenzus për referendumin e ardhshëm për marrëveshjen e emrit, por ka përsëritur se është i bindur në
përmbushjen e cenzusit, duke shtuar se nuk ka alternativë rreth asaj se në cilin drejtim do të ecë
shteti.
“Kuvendi do të sjell vendim të pavarur”, ka thënë Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas
pres konferencës së sotme në Qeveri për ndarjen e ndihmës shtetërore për kompanitë.
Nëse qytetarët nuk sjellin vendim, shtoi kryeministri, atëherë tutje vazhdojnë institucionet. Nga ky
aspekt, nuk prejudikoj se si do të votojë Kuvendi, mund të gjithë 120 deputetët të votojnë “për” ose
“kundër” apo të jenë të ndarë.
Ai është proces që duhet ta ndjekim, ka thënë Zaev duke shtuar se është i bindur se do të ketë
cenzus dhe se shumica do të votojnë “për” pasi nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë me
Greqinë.
“Kemi mundësi të shkëlqyer dhe të papërsëritshëm që duhet ta shfrytëzojmë. Ne politikanët e bëmë
tonën dhe i sollëm vendimet duke mos e ditur se si do të dalim nga ky proces. Si kryeministër kam
mandat deri në dhjetor 2020, ky mandat mund të përfundojë në 30 shtator, por unë jam këtu që të
sjell vendime. Unë e kam sjellë vendimin dhe jam mirënjohës që Qeveria dhe shumica parlamentare
e përkrahin këtë vendim. Të gjitha vendimet tona janë sjell, sepse janë pritje e përbashkët e
qytetarëve”, ka thënë Zaev.
Ai porositi se përgjegjësi të barabartë ka ai personalisht si kryeministër, lideri i VMRO-DPMNE-së
opozitare Hristijan Mickoski, por edhe të gjithë qytetarët. Sipas Zaevit, referendumi do të jetë kulmi i
demokracisë vetëm nëse plotësohet obligimi qytetar para atdheut me daljen në votime.
01/08/2018
8/1/2018 Ja çka paralajmëron Zaevi nëse qytetarët nuk e votojnë Referendumin për emrin – Iliria News Agency
https://ina-online.net/ja-cka-paralajmeron-zaevi-nese-qytetaret-nuk-e-votojne-referendumin-per-emrin/ 2/2
Lidhur me informacionet se muajin e ardhshëm në Maqedoni do të arrijë kancelarja gjermane Angela
Merkel, kryeministri ka thënë se ka dërguar ftesë deri tek liderë evropian dhe botëror për vizitë dhe
mbështetje të proceseve në shtet, por nuk ka konfirmim dhe nuk mund të thotë se kush do ta
pranojë ftesën.
“Shpresoj se do të gjejnë kohë në agjendat e tyre të vijnë dhe të inkurajojnë qytetarët të dalin të
votojnë, të thonë përparësitë, ndërsa qytetarët mbeten ata që të sjellin vendimin”, ka shtuar Zaev.

Loading...