Ja çka të bën rakia: Babai pijanec nga Shkupi ka rrahur fëmiun dyvjeçar deri sa i ka rënë të fikët

Ja çka të bën rakia: Babai pijanec nga Shkupi ka rrahur fëmiun dyvjeçar deri sa i ka rënë të fikët
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur para dy ditëve në Shkup. Sipas policisë, F.S. (47) vjeçar nga Shkupi në gjendje të dehur ka rrahur fëmiun e tij dyvjeçar deri në alivanosje. Ai poashtu ka rrahur edhe bashkëshorten e tij. Policia ka ngritur padi penale për dhunë familjare, shkruan Gazeta Lajm.
“I pandehuri F.S. më datë 08.08.2018 në shtëpinë familjare në Shkup, në gjendje të alkoolizuar, fizikisht ka sulmuar djalin e tij dyvjeçar dhe bashkëshorten Gj.S. dhe u ka shkaktuar lëndime trupore. Deri sa bashkëshortja e tij ka qenë në punë, F.S. fizikisht e ka sulmuar fëmiun e tij dyvjeçar deri në alivanosje. Rreth orës 18 e 30 minuta Gj.S. ka arritur në shtëpi dhe i ka gjetur katër fëmijët e vetë të mbyllur në një dhomë. Në momentin kur djali i saj më i madh (9 vjeç) e ka hapur derën, F.S. fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten. Ajo ka arritur të ikë në dhomën te fëmijët, të cilët i kanë treguar se babai i tyre i ka rrahur të gjithë, e më së shumti vëllaun e vogël. Pas një kohe të shkurtër, Gj.S. me taksi e ka dërguar djalin e vogël në Qendrën urgjente te kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” ku i janë konstatuar lëndime trupore dhe është ndalur për shërim.
Në bisedë me policinë, Gj.S. ka thënë se kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti i saj të ushtrojë dhunë familjare. Ai i ka maltretuar edhe më herët. Me ndihmën e Qendrës për çështje sociale të qytetit të Shkupit tre fëmijët tjerë janë strehuar në shelter qendër. Më datë 09.08.2018 në ora 01.05 pas mesnate, F.S. është arrestuar nga policia”, njoftoi MPB.

Loading...