Ja çka thotë Angellovski për Besir Demirin (Video)

Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angellovski, gjatë pres-konferencës për media, ka folur edhe për mospërfshirjen e mbrojtësit Besir Demiri, i cili ka vendosur të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Sa i përket Besir Demirit, është e drejtë e tij, dhe atë duhet ta pyesni nëse ka vendosur dhe si ka vendosur të luaj për reprezentacionin. A kam mundur ta ftoj ose jo është vendim i imi, ndërsa nëse ai ka vendosur të luaj për tjetër shtet duhet ta pyesni atë, unë nuk mund të përgjigjem në emrin e tij përse ka vendosur të luaj për shtet tjetër”, deklaroi Angellovski.

Trajneri Angellovski gjatë ditës së mërkurë publikoi listën e tij për dy ndeshjet eliminatore të Ligës së Kombeve si mysafirë kundër Gjibraltarit (6 shtator) dhe Armenisë (9 shtator) në Shkup.

Deklaratën e  Angellovskit mund ta ndiqni nga minuta e 4:51. /lajm

Igor Angellovski publikon listën për ndeshjet e shtatorit:Jemi favorit, po ndjekim situatën rreth Ademit

Igor Angellovski publikon listën për ndeshjet e shtatorit:Jemi favorit, po ndjekim situatën rreth Ademit

Gepostet von Lajm TV am Mittwoch, 29. August 2018

 

Loading...