Rajon-Botë

Ja çka u bëri ishujve më të bukur në botë uragani “Irma” (Foto)

ishuj

Uragani Irma shkatërroi një nga plazhet më të bukura në botë dhe më të lakmuara nga turistët, Karaibet.

1.800 banorë të saj ngelën pa shtëpi dhe janë dëshimtarë të një tmerri që kaluan.

“Përbindëshi” shkatërroi Islamin Idilik një ndër vendet më të preferuara të princeshës Diana për pushime, përcjell albeu.com.

Irma u tregua e pamëshirëshme në shkatërrimin e shtëpive, dyqaneve dhe shkollave, në zyrat qeveritare, në stacionin policor dhe në Kishën Anglikane Barbuda.

Sot, Antigua dhe Barbuda po llogarisin koston e dëmit, me koston e rindërtimit të shtëpive që pritet të arrijë 50 milionë funte.

Rreth 90 për qind e ndërtesave në ishull janë shkatërruar.

Banorët e karaibeve janë larguar nga shtëpitë dhe ende nuk dihet kur do të kthehen në vendbanimet e tyre.

Tanimë njerëzit janë të shqetësuar se si do të rindërtohet e ardhmja e tyre tani që nuk u ka mbetur asgjë.

To Top