Indekonline ka arritur të siguroj listën me emrat e personave trë arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion.

Sektori për hetimin e krimeve ekonomike, pas një pune te gjatë hetimore, të asistuar nga njësitet policore nga Gjilani, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”, sipas nenit 300 te KPRK-se.

Personat e arrestuar si të dyshuar janë: Blerim Beqiri (83), Armend Sherifi (86), Ridvan Selishta (86), Avni Gagica (83), Getoar Mehmeti (91), Xhelal Baftiu (80), Islam Gagica (69), Vegim Ismaili (84), Artan Ajvazi (86), Lulzim Hajrizi (78).

Gjatë kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjesë e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohë janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike, 10 030 Euro, 200 Franga të Zvicrës, 100 Dollarë Amerikan dhe Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme.

Loading...