Kronikë

Ja fotografia e mjekes që u vra sot në Shkup (Foto)

mjekja

Është publikuar edhe fotografia e mjekes J.M.S. e cila u gjet e vdekur sot në Shkup.

Disa mediume kanë njoftuar se në polici është thirë bashkëshorti i mjekes dhe profesoreshës tashmë të ndjerë, transmeton Gazeta Lajm.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, njoftoi se ka kryer ekspertizë në objektin banesor të rrugës “Elisie Popovski Marko” përkball qendrës klinike në Shkup, ku u gjet trupi i 53-vjeçares J,M.S., e punësuar si mjeke në Klinikën e Nefrologjisë në Shkup dhe punohet në konfirmimin e arsyes së vdekjes së saj.

Gjatë ekspertizës J.M.S. është vërejtur  goditje e dukshme me thikë në pjesën e qafës. Trupi i të ndjerës menjëherë është dhënë në autopsi, ndërsa nga vendin e ngjarjes janë grumbulluar të gjitha materialet  dhe argumentet që mund të ndihmojnë në hetim dhe e njëjta të jepet në ekspertizë. Me urdhër të prokurorit kujdestar publik do të kryhet analiza e ADN-së, për gjurmët e gjakut  të gjetura në vendin e ngjarjes. Në mënyrë plotësuese prokurori publik urdhëroi të gjenden edhe xhirimet eventuale nga video mbikëqyrja e objekteve përreth.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup informoi edhe se në vazhdimësi merren në pyetje personat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

mjekja 23

To Top