Ja ku është dërguar përmendorja e Qoses, pasi u largua përballë Qendrës Tregtare “Mavrovasja” (Foto)

 

Sot në ora 5 të mëngjesit është larguar përmendorja e parë e projektit super të shtrenjtë “Skopje 2014”, që u realizua gjatë qeverisjes VMRO-BDI.  përmendorja është larguar në orët e hershme të mëngjesit, që të mos rrezikohet siguria e trafikut, kanë sqaruar nga qyteti i Shkupit për sdk.mk.

Përmendorja është larguar me vendim të komunës Qendër, transmeton Gazeta Lajm. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov gjatë ditës do të mbajë pres konferencë lidhur me largimin e kësaj përmendore. Nga qyteti i Shkupit thonë se Qose është larguar me kamion. “Punët për largimin e përmendores zgjatën një orë e gjysmë. Me kamion e dërguam në depot e fabrikës Metalski Zavod Tito”, kanë thënë punëtorë të Ndërmarrjes Komunali “Ulici i Patishta” që kanë punuar në largimin e përmendores.

Përmendorja me thikë në dorë e Andon Janev-Qoseto, figurë kontradiktore i njohur si likuidator i VMRO-së, është një nga pesë përmendoret e ngritura më 7 shtator të vitit 2014.

ЌОСЕТО ГО ТРГНАВМЕ РАНО УТРОВО ЗА ДА НЕ СЕ ЗАГРОЗИ БЕЗБЕДНОСТА ВО СООБРАЌАЈОТ, ВЕЛАТ ОД ГРАД СКОПЈЕ

Loading...