Teknologji

Ja kur do të dalë në shitje Nokia 3310

auto_1488185620_noki2-634x3001493092386

Bëhet fjalë për versionin më të ri të telefonit, të cilin shumë përdorues e konsiderojnë si telefonin më të besueshëm në botë.

Pajisja eshtre prezantuar në kongresin e sivjetmë në Barcelonë, kur ishte thënë se ky model është 10 herë më i shpejtë, do të ketë lojën e popullarizuar Snake dhe do të ketë tinguj të popullarizuar.

Edhe pse në shkurt të këtij viti nuk u përmend çmimi i telefonit, më herët ishte thënë se pajisja do të kushtojë rreth 49 euro. Por, Nokia e re sipas paralajmërimeve të blerësve do të jetë më e shtrenjtë.

Mediat shkruajnë se në Austri dhe Gjermani për këtë telefon 2G duhet të ndajnë prej 53 deri 58 euro, ndërsa në Suedia pritet të dalë edhe versioni 3G që do të kushtojë 93 euro.

Nokia 3310 (2017) do të ketë bateri të qëndrueshme dhe aplikacione, të cilat do të jenë në pajtim me kohën moderne, ekran me ngjyra, ndërsa loja Snake do të jetë e qasshme edhe përmes Facebook Messenger për të gjithë përdoruesit.

To Top