Maqedoni

Ja kur do të shpallen aktgjykimet për Grupin e Kumanovës

ku

Në datat 2 dhe 3 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi i gjykatës për 38 pjesëtarë të “Grupit të Kumanovës”, të cilët akuzohen për terrorizëm.

Naser Raufi, avokat i 12 të akuzuarve, ka shpjeguar se më 2 nëntor do të shpallet vendimi i trupit gjykues për 37 të akuzuar, ndërsa më 3 nëntor do të shpallet aktvendimi vetëm për të akuzuarin Sylejman Osmani, i cili ishte arrestuar më vonë në Kosovë, prej nga ishte ekstraduar në Maqedoni.

“Do të ketë dy aktgjykime, më 2 nëntor për Grupin me 37 të akuzuar, kurse për Sylejman Osmanit i cili është nda për arsye të ekstradimit nga Kosova, do të mbahet më 3 nëntor. Vendimi do të shpallet. Nuk jemi në këtë raund optimist sepse është ajo Prokuroria e fëlliqur, e vjetra, andaj ne si palë mbrojtëse nuk presim diçka të mirë”, ka thënë Raufi për për Indeksonline.

Raufi ka thënë se situata ka ndryshuar prej disa muajsh, për shkak të reagimeve që kanë arritur deri tek organizatat e mëdha, siç është Amnesty International.

“Unë i kam 12 që i prezantoj. Mirë janë tani dhe nuk kanë probleme me gardianë. Situata e dhunës ka qenë deri 4-5 muajve, por është ndërprerë për shkak të reagimeve deri tek Amnisty Internacional, e te ministri i Punëve të Brendshme. Nuk ka më që 4-5 muaj që ankohet dikush. Janë ndërprerë maltretimet”, ka deklaruar ai.

Konflikti i armatosur në Kumanovë ka ndodhur më 9 maj të vitit 2015. Atje kanë mbetur të vrarë 10 persona të armatosur dhe 8 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Maqedonisë. /albeu.com/

To Top