Sport

Ja kur luhet “El Clasico” Real Madrid-Barcelona

maxresdefault

“El Clasico” i fazës së dytë të Primira Division, Real Madrid – Barcelona, do të zhvillohet me 23 prill në orën 20:45. Konfirmohen në këtë mënyrë informacionet paraprake, që zbulonin se përballja mes rivalëve të përjetshëm të futbollit spanjoll për javën e 33-të të kampionatit, do të ishte e fundit e së dielës.  Kjo supersfidë ka pritshmëri të larta për faktin se rezultati i saj mund do të vendosë shumë përsa u përket objektivave të të dyja skuadrave. Los Blancos aktualisht kryesojnë me 2 pikë më shumë se Barcelona, por kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Gjithashtu skuadra e Zidane favorizohet edhe nga fakti se në këtë “El Clasico” është pritëse.

Pikët që do të luhen në “Bernabeu” mund t’i japin praktikisht titullin Realit, por nga ana tjetër mund të avantazhojnë edhe blaugranat nëse diferenca mes tyre edhe pasi Reali të luajë ndeshjen e prapambetur me Celta Vigon nuk shkon më shumë se tri pikë. Në “El Clasicon” e parë të sezonit të zhvilluar në “Camp Nou” gjithcka u mbyll në barazim 1:1, me Sergio Ramos i cili barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top