Bisedimet për çështjen e emrit do të vazhdojnë në periudhën pas festave, njoftoi shefi i doiplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. Ai njoftoi se pas një pauze prej tre viteve kanë pasur takimin e parë të bisedimeve me ndërmjetësin Nimic, raporton Tv SHENJA.

“Jemi marrë vesh që takimi i ardhshëm të jetë pas festave, në janar. Këstu që nuk do të duhej të pritet ndonjë gjë e re gjatë periudhës së festave. Skena është vendosur, procesi ka filluar, dinamika është vendosur, megjithatë nuk do të ndodh diçka e re derisa janë festat”, deklaroi Dimitrov. /SHENJA/

Loading...