Ja kush do të bëhet shef kabineti në vend të Artan Grubit, nëse Bujar Osmani bëhet kryetar i BDI-së!

Emri i Bujar Osmanit ka filluar të lakohet si pasardhës i mundshëm i Ali Ahmetit në postin e kryetarit të BDI-së. kalkulimet kanë shkuar aq larg, sa që është hapur edhe dilema se a do ta mbajë Artan Grubin shef kabineti Bujar Osmani nëse bëhet kryetar partie, apo do ta shkarkojë. Nëse vendos ta shkarkojë, parashtrohet pyetja kush do të jetë pasardhësi i Grubit? Në opinion ka filluar të qarkullojë emri i Llazar Elenovskit si kandidat i mundshëm për shef kabineti të kryetarit të ri të BDI-së.
Në BDI ka filluar të flitet hapur për tërheqjen e Ali Ahmetit, transmeton Gazeta Lajm. Nënkryetarja e kësja partie Teuta Arifi në intervistën për 1TV deklaroi se Ali Ahmeti duhet të tërhiqet gradualisht e jo përnjëherë.

Loading...