Ja kush është 37-vjeçari nga Maqedonia që u vra në Afganistan.Emri

Ilija Merxhanovski nga Lubanci i Maqedonisë është 37-vjeçari që ka ndërruar jetë bashkë me dy të
tjerë në Kabul të Afganistanit.
Sipas të dhënave të “Veçer“, i ndjeri nga Maqedonia ka udhëtuar për në punë me shofer personal,
dhe bashkë me koleget e tij ka qenë i kidnapuar në periferi të Kabulit, kurse trupat u janë gjetur në
një veturë në rajonin Musashi.
Megjithëse i ndjeri është identifikuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nuk ka informatë
zyrtare për të njëjtën.
Mediat e huaja të enjten lajmëruan se tre persona, nga Maqedonia, Malajzia dhe India janë rrëmbyer
dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas zëdhënësit të kryeshefit të policisë në Kabul,
Hashmat Stanekai të tre kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim dhe ketering në
botë, Sodekso.

Loading...