Vazhdojnë hetimet për vrasjen e biznesmenit në Dibër ndërkohë i dyshuari kryesor vazhdon të deklaroje se nuk ka lidhje me krimin e rëndë.

Viktimë mbeti biznesmeni Elsi Kosiqi ndërsa autor për këtë krim të rëndë dyshohet të jetë Mahmut Gega.

Pavarësisht se Gega e mohon krimin, burime nga policia e Dibrës bëjnë me dije se janë mbledhur prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e tij.

Nga hetimet e deritanishme mendohet se pista kryesore e motivit të krimit është ajo e konkurrencës për trafikimin e lëndëve narkotike.

Mësohet se prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre.

I arrestuari, Mahmut Gega këmbëngul se ditën e ngjarjes nuk ka lëvizur nga qyteti i Bulqizës, madje është shprehur se gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona, ka qëndruar nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij por ky pohim hidhet poshtë nga Policia.

Loading...