Humbësit më të mëdhenj në këtë krizë institucionale janë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Kështu deklarojnë për gazetën Lajm analistët politik. Sipas tyre, kjo gjendje po kalon në depresion kolektiv.

Njohësi i rrethanave politike Xhelal Neziri gjendjen aktuale politike në vend e cilëson si një dramë që në fakt u jep benefite të gjitha partive politike.

“Çdonjëra ka llogaritë e saja dhe në këtë kaos institucional tentojnë të fitojnë pozicione më të favorshme në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat ka gjasa të mbahen bashkë me ato parlamentare. Nga kjo tollovi politike dhe institucionale humbës më i madh është ekonomia, biznesi dhe qytetarët e Maqedonisë. Rënia e bizneseve është alarmante shkaku i krizës politike andaj edhe nëse zgjidhet kjo krizë vendin e pret një periudhë e rëndë ekonomike”, deklaroi Neziri për Lajm.

Për profesorin universitar Mersel Bilalli humbësi më i madh janë qytetarët në tërësi, ashtu kanë qenë dhe do ngelen.

“Tani kjo fazë është fazë kritike, e cila në masë të dukshme dhe në masë shumë më intensive reflektohet në biznes bashkësinë, investitorët biznesin privat dhe elanin për punë e kështu me radhë. Praktikisht është një paralizim edhe i jetës, ekonomike dhe shoqërore, kulturore. Kështu që, e gjithë kjo është depresion kolektiv e cila imponohet nga parlamenti si përfaqësues,  i cili e ka për detyrë jo tua shton problemet qytetarëve por e ka për detyrë që të njëjtëve tua zgjedh problemet”, tha Bilalli për gazetën Lajm.

Bilalli kujton se nuk është e  udhës që në këtë rast të ketë ndasi se shqiptarët apo maqedonasit janë humbës por humbësit më të mëdhenj janë gjithë qytetarët në përgjithësi,  sepse në këto moment nuk do ishte e udhës të bëhet ndasi etnike dhe mendoj se nuk do ishte relevante.

Loading...