Sulmuesi i terrorit të mbrëmshëm në Nice të Francës, ku humbën jetën 84 persona dhe ngelën të plagosur 150 të tjerë, është identifikuar si një shtetas franko-tunizian 31 vjeç.

Duke iu referuar policisë franceze, mediat e huaja raportojnë se brenda kamionit të masakrës u gjet një kartë identiteti, ndërkohë që drejtuesi i kamionit rezulton të ishte banor i Nicës, lindur në Tunizi.

Nga hetimet e menjëhershme në bazë të kartës së identitetit që u gjet brenda kamionit, hetuesit thonë se personi nuk duket të ketë qenë element i njohur për shërbimet sekrete, por ka pasur precedentë me dhunën ndaj minorenëve.

Por nuk ka qenë kurrë i hetuar për terrorizëm, as person i etiketuar si integralist. Disa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna, ndërsa kamioni i bardhë hynte mes turmës së njerëzve, duke devijuar majtas e djathtas për t’i goditur ata.

Presidenti Hollande deklaroi se ky është një sulm terrorist dhe se po kërkojnë bashkëpunëtorët e autorit të kasaphanës.

Loading...