Ja kush janë 3 personat që humbën jetën sot tragjikisht në Kumanovë (FOTO)

Tre persona nga Haraçina e Shkupit e humbën jetën sot pasi që një tren mallrash goditi automjetin e llojit “golf” në vendkalimin afr fshatit kumanopvar Romanovc, konfirmoi MPB.

Fatkeqësia ndodhi në orën 11:45 para ndalesës hekurudhore “Prevoj” mes stacioneve hekurudhore Kumanovë dhe Romanovc në vendkalim të shënuar rrugor hekurudhor. Automjetin “golf” me targa të Shkupit e goditi treni ngarkues i “Hekurudhave të Maqedonisë”. Gjatë fatkeqësisë jetën e humbën vozitësi N.B. dhe bashkëudhëtarët S.B dhe Z.B., ndërkaq bashkëudhëtari i aktërt I.B. arriti të kërcejë nga automjeti para goditjes.

Prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Kumanovë ende po kryejnë ekspertizën. Komunikacioni në këtë drejtim rrugor është ndërprerë.

 

Loading...