Ja kush janë dy agjentët e DSK-së që i’a dhanë “bombat” Zaevit.(Foto)

Skandali i përgjimeve në Maqedoni solli ndryshime rrënjësore për shtetin.

Gjorgji Lazarevski dhe Zvonko Kostovski janë emrat e dy të punësuarve në MPB , konkretisht në drejtorinë e pestë të cilët morrën guxim dhe disa nga materialet e përgjuara i nxoren nga objekti nga ku përgjohej.

Në emisionin “Samo Vistina” Gjorgji Lazarevski  sqaron se gjatë vitit 2008 bashkë me Zvonko Kostovskin kishin nuhatur se në MPB kishte përgjim ilegal, atëhere kishin filluar marrjen e materialeve kompremetuese nëpërmjet USB-ve dhe CD-ve!

Ata të gjithë materialet i’a kishin dorëzuar Zoran Verushevskin, qe më pas ai t’ia japë Zoran Zaevit.

Një muaj më parë të dy ish agjentët ishin nominuar për çmimin “GUE/NGL” që u nda nga Parlamenti Evropian për gazetarët, informatorët dhe mbrojtësit e informimit të drejtë./Pa Censurë

Loading...