Ja kush zgjidhet nënkryetar i ASH-së nga Tetova

Nga burime të sigurta brenda ASH-së, mësohet se në këto çaste Kryesia Qendrore e Aleancës për
Shqiptarët është duke mbajtur mbledhjen e rradhës të Kryesisë Qendrore, në selinë e kësaj partie në
Tetovë, ku në rend të ditës është edhe plotësimi i vendit vakant të nënkryetarit të partisë, për zonën
e gjashtë zgjedhore.
Nga eksponent partiak, ekskluzivisht për Fol, mësojmë se Vullnet Ferati, ish kandidati i propozuar
nga Aleanca për Ministër të Shëndetësisë, unanimisht u zgjodh për nënkryetarë të ri të Partisë
Aleanca për Shqiptarët.
Me këtë emërim, thuajse rrumbullaksohet ekipi i Ziadin Selës, pretendent që në zgjedhjet e
ardhshme, kurdo që të mbahen të jetë edhe fitues absolut i zgjedhjeve në kampusin politik shqiptar

Loading...