Të rinjtë nga vendi ynë, Republika e Kosovës, Lugina e Preshevës dhe më gjerë, vijojnë aplikimin në degët e 13 fakulteteve të Universitetit të Tetovës.
Konkurrimi për INDEXIN e UT-së, realizohet në kuadër të afatit të dytë për regjistrim në ciklin e parë në vitin akademik 2018/2019.
“Oferta arsimore – shkencore e UT-së, kushtet bashkëkohore të studimit, prestigji ndërkombëtar, partneriteti i përhershëm me universitetet e njohura të SHBA-ve, BE-së, pjesëmarrja aktive në programet ndërkombëtare të arsimit të lartë, bursat për ekselentët e dhjetëra e dhjetëra arsye të tjera, i kanë nxitur, motivuar të rinjtë tanë që të regjistrohen për t’u edukuar-arsimuar në UNIVERSITETIN E TYRE – UNIVERSITETIN E TETOVËS”, thonë nga UT.

Loading...