Policia ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e përgjakshëm që ka ndodhur në Matkë, ku i vdekur ka mbetur një person, raporton SHENJA.

“Sot rreth orës 15:00 në hyrje të fshatit Matkë- Shkup, pas mosmarrëveshjes paraprake dhe përleshjes fizike E.A (1998) nga fshati Shishovë ka ther me thikë H.L (2000) nga fshati Saraj, në pjesën e gjoksit, duke e lënë të vdekur në vendngjarje. Autori është kapur menjëherë dhe është dërguar në stacionin policor Gjorçe Petrov”, kanë thënë për TV SHENJA, nga policia.

Loading...