Shkruan: Kim MEHMETI
Përderisa Kryeministri i Shqipërisë fotografohet me futbollistë të famshëm, me qindra mijë të rinjë
shqiptarë, ëndërrojnë ta braktisin vendlindjen!
Derisa Presidenti i Kosovës merret me ndarjen e vendit, si të ishte ajo livadh i tij privat – me çka
mbase do e shpëtojë vetveten nga Gjykata Speciale dhe, do bëhet nobelist, nga i cili do turpërohet
mbarë shqiptaria – shqiptarët e Kosovës ndjehen aq të molisur nga lojërat politike, sa janë bërë
thuajse të pandjeshëm ndaj fatit të tyre.

Dhe përderisa pushtetarët shqiptarë në Maqedoni, i frikon mundësia e dështimit të referendumit për
ndryshimin e emrit të shtetit, vendbanimet shqiptare kanë mbetur thuajse me aq banorë, sa është
numri i përkrahësve të BDI-së, të punësuar nëpër institucionet shtetërore.
Po pra, sa u përket burrështetasve të ‘Shqipërive’ tona, ke përshtypjen se ata merren, o me ‘shitjen’
e tokave shqiptare, o me dëbimin e rinisë sonë!

Dhe të duket se nga gjitha ekzodet dhe gjenocidet e deritanishme me të cilët është përballur
shqiptaria, këto të viteve të fundit, janë më të dhembshëm, më tragjikë dhe më shktatërrimtarë!
Edhe atë jo vetëm pse ato i zbatojnë burrështetasit shqiptarë, por pse fajtor jemi të gjithë ne që e
vumë në ‘gjumë’ popullin, duke mos i treguar se vlerë më e çmuar e shumicës së burrështetasve
tanë, është vetia e tyre e kundërt nga ajo që i dallon qentë: e lehin dhe e kafshojnë të vetin, por i
lëpihen dhe i gjunjëzohen të huajit!
Dhe duke e parë se janë të tillë, shumë qendra Perëndimore, e kuptuan se ndaj tyre duhet ta
përdorësh parimin: sa më të ulët e ka politikani shiptarë dinjitetin, moralin dhe koeficientin e
intelegjencës, aq më bindshëm u nënshtrohet vlerave ‘demokratike’!”

Loading...