“Ja përse Zaev po e fsheh të vërtetën për “Monstrën”

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se po të kishte dëshmi për
rastin “Monstra” do t’i publikonte ato.
Partia maqedonase opozitare e ka përsëritur qëndrimin se kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, po fsheh fakte
për këtë rast për shkak të koalicionit qeveritar me BDI-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zoran Zaev para zgjedhjeve manipuloi familjet e të vrarëve duke pretenduar se njeh të vërtetën
rreth ekzekutimit brutal në Liqenin e Smillkovës. Zaev, për shumë vite udhëhoqi një fushatë morbide
dhe përdori vrasjet për të mbledhur pikë politike. Tani që është në pushtet, Zaev pohon se nuk ka
dëshmi të likuidimit brutal në Liqenin e Smillkovës. Zaev po gënjen dhe manipulon”, thonë nga
OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti përmendin edhe një herë bisedat ndërmjet një të dyshuari për vrasjen dhe zyrtarëve të
BDI-së.

Loading...