Ja pse frikohet Greqia ta pranojë emrin “Maqedonia”

Në propagandën e çdotishme për mospranim të fjalës Maqedoni në emrin e vendit tonë dhe mos arritjes së marrëveshjes për emrin, ekspertët grekë, mediat dhe funskionarët kohëve të fundit kanë përdorur edhe një hulumtim për rritjen e popullatave në botë nga viti 2010 deri në vitin 2015.

Njëherit, qendra hulumtuese amerikane “Pju” publikoi rezultate nga hulumtimi “E ardhmja e religjioneve botërore – projeksione për rritjen e popullatës për vitet 2010-2015″, sipas së cilës myslimanët do të jenë popullatë shumicë në Maqedoni deri në vitin 2050”.

“Disa shtete parashikohet se do të kenë shumicë të ndryshme religjioze në vitin 2015, në krahasim me vitin 2010. Numri i vendeve me shumicë krishtere parashikohet se do të zvogëlohet nga 159 në 151. Krishterët, pritet të jenë nën 50 për qind e popullatës në Australi, Benin, Bosnjë e Hercegovinë, Francë, Holandë, Zelandë të Re, Republika e Maqedonisë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Myslimanët në vitin 2050 pritet të jenë mbi 50 për qind të popullatës në 51 vende, mes të cilëve edhe Maqedonia dhe Nigeria”, thuhet në hulumtimin e qendrës “Pju”.

Kjo ishte mjaftueshëm, që portalet informative greke, botimet elektronike të disa mediave dhe ekspertët grekë në internet faqet e tyre ta prezantojnë si “dëshmi” se Greqia nuk duhet të pranojë kurrfarë marrëveshje ose siç e quajnë kompromis, për emrin e Maqedonisë.

“Atë që e themi tashmë disa kohë, tani e konfirmoi edhe instituti amerikan “Pju”. Shpresojmë se Ministria e Punëve të Jashtme do të kuptojë se nuk duhet të nënshkruajë marrëveshje me Shkupin për emrin”, porosit mes tjerash edhe portali informativ “Voria”.

Loading...