Ja qëndrimi grek për emrin

Qeveria do dhe do të bëjë gjithçka me fuqinë e saj për të zgjidhur çështjen me emrin e IRJM-së pa rrezikuar interesat kombëtare, thotë zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Senakopoulos.

Në një intervistë për radio 24/7, nga Athina, ai shpjegon se negociatat nuk janë një lojë futbolli për të fituar ose për të mposhtur palën tjetër.

“Ne duam një zgjidhje në të cilën të gjithë do të jemi fitues,” tha Senakopulos.

Zëdhënës i qeverisë greke, gjatë intervistë përsërit qëndrimin greke se ata janë për një emër me përdorim të përgjithshëm.

Gazeta greke “Ethnos” njoftoi se ndërmjetësuesi Nimitz dha një sërë idesh dhe sugjerimesh në gjuhën maqedonase dhe angleze. Gazeta, duke iu referuar informacionit, pohon se termi Maqedonia është përfshirë në të gjitha propozimet, dhe mes emrave të mundshëm, “Etnos” mbetet dhe “Maqedonia e Re”, si dhe “Maqedonia Veriore”./Almakos

Loading...