Ja qyteti ku të gjithë ngujohen në shtëpi pas orës 17.45

Tom Wainëright, ish-redaktor i The Economist, shpjegon pse në Ciudad Juarez, në Meksikë, njerëzit kurrë nuk dalin jashtë pas orës 17:45.

Autori i librit “Narconomics” shkruan se dilerët e drogës janë shumë të kujdesshëm për reputacionin e tyre, kështu që vrasjet ndodhin në këtë kohë, në mënyrë që ato të jenë lajm kryesor në edicionin e orës 18:00.

Ky sekret u zbulua nga një punëtor në një morg lokal. Është një lloj reklame, thotë Ëainright, dhe shton se kjo taktikë shërben gjithashtu për të frikësuar klanet kundërshtare.

Në qëllimin për të sabotuar armikun ose maskuar disa nga aktivitetet e tyre, anëtarët e kartelit bëjnë vrasje në territorin e armikut, kështu që policia shkon atje për të kryer arrestime.

Loading...