Zbardhja e padrejtësisë dy dekadëshe ndaj shqiptarëve, nuk u realizua edhe pas shumë premtimeve të bëra dhe shpresës së rrejshme të ngjallur gjatë publikimeve të përgjimeve jolegale të cilat kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i publikoi në projektin e tij “E vërteta për Maqedoninë”. Pas pyetjeve të vazhdueshme se kur do të zbardhet e vërteta për rastet e montuara “Sopoti” dhe “Monstra”, por edhe vrasja e Harun Aliut, në konferencat e tij, gjatë publikimit të të ashtuquajturave “bomba”, Zaev ishte decid se gjithçka do të zbardhet.

Zoran Zaev (09.02.2015): Gjithçka që kemi si dëshmi do të publikojmë, nuk do të fshehim.

Por kjo nuk nodhi. Dhe ja po rikujtojmë edhe njëherë disa nga pyetjet e vazhdueshme që ne i kemi parashtruar Zoran Zaevit, por edhe përgjigjet e tij.

BOMBA “6” 02.03.2015

Gazetari: Dhe pyetja e dytë, a keni dëshmi të drejtpërdrejta se në shteti tonë ka vrasje të porositura, siç janë, vrasja e pesëfishtë në Smillkovcë dhe vrasja e Harun Aliut.?

Zoran Zaev: Do u citojë, ashtu siç e parashtruat pyetjen ashtu edhe do të përgjigjem. A keni dëshmi konkrete për vrasje të porositur? Jo. Por, ka dëshmi për lëndë të cilat janë të sferës për të cilën Ju interesoheni.

BOMBA “14” 26.03.2015

Gazetari: Zotëri Zaev dëgjuam gjithçka që po ndodh. Dua tu pyes drejtpërdrejtë, a mendoni se çdo ditë e më shumë e humbni besimin tek qytetarët shqiptarë për shkak se shihet se i fshihni faktet të cilat drejtpërdrejtë i dëshmojnë krimet tek politikanët shqiptarë, por edhe për rastet të cilat janë të montuara kundër shqiptarëve?

Zoran Zaev: Patjetër ta përsëris përgjigjen e njëjtë për pyetjen tuaj. Do të thotë, gjithçka që kemi do tëp publikojmë dhe gjithsesi, në pajtueshmëri me projektimet dhe planet tona, kjo do të ndodhë…

Duke vërejtur se çështjet, në interes të shqiptarëve nuk zënë vend në prioritetet e Zoran Zaevit dhe partisë së tij, edhe pyetjet tona nuk ndaluan.

BOMBA “27” 28.04.2015

Gazetari: Sipas skenarit tuaj të deritanishëm. A do ti publikoni ato të cilat mezi i presin të gjithë, dhe jo vetëm shqiptarët ose maqedonasit, për Monstrën e kështu me radhë.?

Zoran Zaev: Pasojnë materiale senzitive dhe këtë unë publikisht e njoftova. Këto materiale senzitive, senzitivitetin e shkaktojnë përshkak të asj që tema të cilën e paralajmërojnë është senzitive, e pritur nga qytetarët. Këtu është rasti me Liqenin e Smillkovës, nëse pyesni për këtë, këtu është rasti i Nikolla Mlladenovit, çka ka ndodhur, e vërteta për këtë punë, këtu është Martin Neshkovski, pka ka ndodhur më atë 6 qershor të vitit 2011, në mëgjes herët, pas fitores së VMRO-DPMNE-së, këtu është emri, dhe mendoj se shumë tregoj tani.

Dhe vetëm një javë pas kësaj përgjigje, në datën 05. maj 2015, Zoran Zaev publikon dëshmitë për rastin e Neshkovskit. Më 07 maj 2015, edhe dyshimet mbi vrasjen e Mlladenovit. Heshtje nga ai për Monstrën, por jo edhe nga ana jonë.

BOMBA “37” 08.06.2015

Gazetari: Pohoni poashtu se ju mbani dëshmi për njerëz të pafajshëm të cilët qëndrojnë në burg, Një pjesë të Sopotit e publikuar, nuk jeni prëgjigjur për Monstrën. A ndjeni faj për atë që ju keni dëshmi se njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg, ndërsa ato dëshmi i mbani për pazare politike?

Zoran Zaev:…. Cila është arsyeja pse deri më tani nuk publikohet rasti “Monstra”. Për shkak se gëzohem si edhe shumica e qytetarëve për këtë bashkim që e arritëm, gëzohem dhe krenohem. Ndërsa frigohem, frigohem për shkak të individëve të cilët nuk mund ta pëmbajnë mllefin për çfarëdo qoftë arsye, të mos e prishim.

Pas pyetjeve të shumta dhe të vazhdueshme dhe përgjigjeve të njëjta të Zoran Zaevit, me arsyen se, “ende nuk ka ardhur momenti dhe nuk duhet të prishen marrëdhëniet ndëretnike”, më pas rasti i Sopotit dhe “Monstra”, u lanë në përgjëgjeësi të Prokurorisë Speciale, të cilës para disa ditëve, i kaloi mandati për të hapur raste të reja, por nuk i hapi këto dy raste në të cilat drejtpërdrejtë janë të dëmtuar shqiptarët.

 

http://dai.ly/x5setn8

Loading...