Lajmi për arrestimin e 7 personave të dyshuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në luftërat në Irak dhe Siri, ishte ndër lajmet kryesore gjatë ditës së djeshme në mediumet në Maqedoni. Mirëpo ajo që nuk u tregua është se personat janë deportuar në Maqedoni nga partnerët ndërkombëtarë direkt në aeroportin e Shkupit, shkruan DW.
Sipas agjencisë Asocieted Press, pas presionit disa mujor nga SHBA-të, disa shtete, mes të cilave edhe Maqedonia, kanë pranuar riatdhesim të shtetasve të tyre që kanë marrë pjesë në luftërat në Irak dhe Siri, si pjesë e ISIS-it.
“Maqedonia është vendi i fundit në vargun e vendeve që kanë pranuar t’i riatdhesojnë terroristët e arrestuar nga Forcat Demokratike Siriane – grup ushtarak që vepron me përkrahje të SHBA-ve. Bëhet fjalë për gjithsej 600 luftëtarë që duhet të transferohen në vendin e origjinës, por problemi i SHBA-vë është që një numër i madh i vendeve tjera evropiane refuzojnë t’i pranojnë”, shkruan DË, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas AP, shtetasit e Maqedonisë janë arrestuar nga Forcat Demokratike Siriane, kurse në Shkup kanë arritur me transport që sipas gjitha gjasave e ka siguruar SHBA.
Shtatë ta arrestuarit nga Maqedonia janë në moshë 23 deri 41 vjeç dhe akuzohen për “pjesëmarrje në armatë, polici ose formacion të huaj paramilitar”. Nëse shpallen fajtorë, u kanoset dënim me burg deri në 10 vite.
Sipas vlerësimeve jozyrtare, rreth 130 shtetas të Maqedonisë i janë bashkangjitur të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe marrin pjesë në luftën e Sirisë.

Loading...