Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Emrin fillimisht të votohet në Qeveri, pastaj do të përcillet edhe në Parlament. Marrëveshja mund të kalojë vetëm nëse voton shumicа е deputetëve të përbërjes parlamentare, ose 61 deputetë, njofton SHENJA.

Ligji, për ratifikim do dërgohen tek presidenti Gjorgje Ivanov, i cili ditë më parë paralajmëroi në mënyrë decide se nuk do të vë nënshkrimin.

Në fazën tjetër, në Maqedoni planifikohet organizimi i referendumit, që sipas të gjitha gjasave do të organizohet në vjeshtë.

Për të qenë i suksesshëm, në referendum do duhet të paraqiten të paktën gjysma e trupit votues dhe prej tyre gjysma të votojnë pozitivisht.

Marrëveshja është paraparë që të zbatohet në disa faza dhe do të hyjë në fuqi pasi që të ratifikohet nga dy parlamentet. /SHENJA/

Loading...