Ja si bëhen “letrat” në Gjermani

Gjermani

Nëse doni të qëndroni në Gjermani, pasi jeni në statusin e azilantit, atëherë duhet të siguroni një punë me pagë mbi 4000 euro. Ky fakt konfirmohet nga Agjencia e Punësimit federal në Gjermani, e cila i jep mundësi azilantëve të kualifikuar si mjekë, inxhinierë apo profesionistë të tjerë, të pajisen me leje qëndrimi.

Sipas kësaj agjencie, këta profesionistë mund të qëndrojnë në Gjermani nëse sigurojnë një kontratë pune të qëndrueshme, me një pagë mujore mbi 4000 mijë euro.

Kreu i kësaj agjencie, Raimund Becker, tha se për raste të tilla profesionistët mund të shkëputen nga statusi i azilantit dhe të integrohen me status tjetër. Por, duket se kjo ide e mbështetur dhe nga disa grupime politike në Gjermani, nuk është mbështetur nga qeveria gjermane.

Megjithatë, Ministria e Brendshme mund të lehtësojë procedurat për azilkërkuesit shumë të kualifikuar për t’i dhënë “Blue Card”, me anë të së cilës mund të qëndrojnë në Gjermani, duke mos u kthyer fillimisht në vendin e origjinës.

Sekretari i Shtetit tha se kjo mund të sjellë abuzim me procedurën e azilit dhe se, numri i azilkërkuesve do rritet në mënyrë të konsiderueshme. Sipas tij, nuk duhet përzier procedura e azilit me “Blue Card”.

Në Gjermani, sistemi i azilit është i ndarë në mënyrë strikte nga opsionet e tjera të imigracionit. Për të aplikuar për vizë pune, sipas ligjit gjerman, kush dëshiron këtë duhet të kthehet ne vendin e vet dhe ta nisë procedurën e aplikimit që aty. /albeu.com/

Loading...