Ja si e plagosën protestuesit e opozitës policin (Foto)

Përleshja e fortë që ndodhi në mes protestuesve dhe policisë së Kosovës përpos dëmeve materiale që u shkaktuan pati edhe të lënduar.

Dy pjesëtarë të policisë janë duke marrë trajtim në QKUK, ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë pasi që ka marrë lëndime në kokë.

Indeksonline ka siguruar fotografi ekskluzive të njërit nga policët i cili shihet se ka gjakderdhje mbrapa në kokë.

Lëndimin e tyre e ka konfirmuar edhe policia përmes një komunikate për media ku ka thënë se janë të lënduar gjithsejtë 6 zyrtarë policorë.

Të lënduar janë edhe një protestues dhe deputetja e VV-së Albulena Haxhiu.

Loading...