Mediat e afërta me VMRO-DPMNE kanë nisur një fushatë të ashpër kundër ligjit të ri për gjuhën shqipe, por duke targetuar edhe kryeministrin Zoran Zaev.

Shqipja në para, tabelat shtetërore, uniforma dygjuhësore në polici, zjarrëfiksa, mjekë dhe procese gjyqësore edhe në shqip janë disa nga ndryshimet që nuk po i përpijnë lehtë këto media, përmes komenteve dhe shkrimeve speciale, informon INA.

Ato nuk pranojnë që shqipja të jetë edhe në uniformat e njësive speciale policore. Sipas tyre, ky ligj është pjesë e Platformës së Tiranës, për të cilën ka pasur dijeni edhe vetë kryeministri Zoran Zaev.

“Njeriu i parë I LSDM në disa raste hapur ka treguar për aplikimin e dygjuhësisë, kur nisi që të dërgojë komunikatat partiake dhe qeveritare në të dyja gjuhët.”, shkruajnë mediat e afërta me VMRO-DPMNE. Disa portale kanë shkuar aq larg duke e quajtur kryeministrin Zoran Zaev si shqiptar që mbron me këmbëngulësi interesat e tyre.

Loading...