MarjanStamenoski

Gazetari dhe pronari i portalit Dokaz.mk Marjan Stamenkovski mbrëmjen e kaluar është rrahur në mënyrë brutale nga persona të maskuar gjatë ditës së djeshme në Shkup. Sulmuesit me shufra hekuri ia kanë thyer krahun, hundën dhe e kanë përgjakur në tërë trupin.

Fotot tronditëse po dëshmojnë se bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Nikolla Gruevski sulmojnë gazetarët të cilët janë kritik ndaj qeverisë. Gazetari Stamenkovski ka deklaruar se gjithë rrahja brutale është xhiruar nga kamerat e sigurisë në Shkup në hyrje të shtëpisë së tij.

“Para ditë do të më operojnë, jam tepër i rrahur me të cilën dëshmojnë kamerat e sigurisë të cilët gjenden në ndërtesën ku jetoj. Nga xhirimet shihet mirë kush janë sulmuesit, të gjithë janë të afërt me pushtetin dhe kanë dosje kriminele”, ka deklaruar, Stamenkovski. është indikative se portali dokaz.mk është ndër portalet e rralla që kritikon jo vetëm VMRO-DPMNE-në, por edhe BDI-në, për dallim prej pjesës më të madhe të mediumeve maqedonase që për gjendjen e vështirë në Maqedoni kritikojnë vetëm VMRO-në e jo edhe partnerin e tyre besnik, BDI-në.

Ndryshe, liria e mediave në Maqedoni po shënon momentet më kritike në historinë e vendit ku gazetarët kritik të pushtetit në çdo moment mund t’iu rrezikohet jeta.

Bashkimi Evropian (BE), Eurokomesari Johanes Han dhe Euroambasadori Aivo Orav duhet urgjentisht në këtë periudhë t’ia tërheqin vërejtjen Qeverisë së Gruevskit me qëllim që të parandalohen sulmet ndaj gazetarëve.

MarjanStamenkoski1 MarjanStamenkoski2 MarjanStamenkoski3

Loading...