Kuriozitete

Ja si ka lindur magjia, dhe si ndikon ajo në ndarjen e bashkëshortëve

auto_Screenshot_21494962353

Në ditët e sotme një ndër tematikat që tërheq vëmendjen është magjia. Rreth kësaj çështje ka një mungesë të madhe informacioni saqë njerëz të ndryshëm e konsiderojnë atë një iluzion dhe jo një gjë reale. Por magjia ekziston dhe ajo është prezente! Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: “ Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk ia mësonin askujt (magjinë )para se t’i thoshnin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bëj i pafe!” E, mësonin (njerzit) prej atyre dyve atë(magjini) me çka ndanin burrin prej gruas së vet.”

Hebrenjtë supozonin se All-llahu ia shpalli magjinë Sulejmanit a.s birit të Davudit përmes Xhibrilit dhe Mikalit. All-llahu ua hodhi poshtë këtë supozim, i përgënjeshtroi dhe e lajmëroi të dërguarin e Tij Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] se Xhibrili dhe Mikaili nuk u dërguan me magji, po kështu pastroi Sulejmanin a.s (Solomonin) nga akuzat për magji duke ua bërë me dije se magjia ka qënë punë e djajve.

Ebu Xha’fer Er-Razi përcjell prej Er-Rebi’ë ibn Enesit, e ky prej Kajs Ibn dhe ky prej Ibn Abasit që thotë: Kur u vinte dikush dhe kërkonte prej këtyre dy magji, ata e ndalonin kategorikisht duke i thënë: Ne jemi sprovë, për atë mos u bëj i pafe. Kjo sepse ata dy e mësonin të mirën dhe të keqen, mosbesimin dhe besimin duke ua bërë më dije se magjia është mosbesim. Por kur personi përkatës rrefuzonte kërkesën e tyre, atëherë ata e urdhëronin të shkonte në një vend të caktuar. Dhe më pas shejtani i mallkuar e shihte dhe e mësonte. Kur e mësonte mjeshtërinë e magjisë prej tij dilte drita e ai e shikonte duke u ngjitur në qiell dhe thoshte: “O mjerë për mua çka të bëj un i ngrati!”

Transmetohet prej El-Hasen El-Basrijut, se ky duke e komentuar këtë ajet ka thënë: Po dy melekët u dërguan me magji që t’ua mësojnë njerëzve sprovën ,me të cilën All-llahu xh.sh t’i sprovojë njerzit. All-llahu i Madhëruar mori besë prej tyre se nuk do t’ia mësojnë askujt këtë mjeshtri pa i thënë fillimisht: Ne jemi sprovë, për atë mos u bëj i pafe.” Këtë transmetin e përcjell Ibn Ebi Hatimi, kurse Katade thotë: Ata u besatuan se nuk do ta mësojnë askend para se t’i thonë: Ne jemi sherr, pra sprove me të cilën jemi sprovuar, për atë mos u bëj i pafe”

Es-Sudiju thotë: Kur shkonte te këta dy melekë ndonjë njeri që kërkonte magji ata e këshillonin dhe i thoshnin: Mos u bëj i pafe, sepse ne jemi sher. Por kur personi refuzonte dhe kërkonte me ngulm ata i thoshnin: Shko tek ai hiri dhe urino. E kur ai urinonte dilte një dritë e cila ngjitej lart në qiell. Kjo dritë ishte besimi. Pastaj u paraqit diçka e zezë në formë të tymit që hynte në veshët e tyre dhe në çdo gjë tjetër. Ky ishte hidhërimi i All-llahut. Pasi ia tregonin këto gjëra ia mësonin magjinë. Citojmë fjalët e All-llahu të Madhëruar: “E ata të dy nuk ia mësonin askujt (magjinë) para se t’i thoshnin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bëj i pafe!”

Sunejdi përcjell prej Haxhaxhit e ky prej Ibn Xhurejxhit se rreth këtij ajeti thotë: “Magjisë i rreket vetëm mosbesimtari, ndërkaq fitneja (sherri) janë sprova dhe sfida.” Në këtë ajet është marë si argument për të konstatuar se ai që e mëson magjinë-sihirin është i pa fe. Këtë e përforcon edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Bekqë El Bezari prej Abdullahut, i cili thotë: “Kush shkon tek fallxhori apo magjistari dhe i beson në atë që e thotë. Ai e ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem]

Lloji i magjisë i cili ndan bashkëshortët!

Magjia është një vepër e shëmtuar dhe dashakeqse. Kjo vepër të nxjerr nga feja, nga besimi. Njerzit mësonin prej Harutit dhe Marutit  magji dhe veprime të mbrapshta magjistare me të cilat bënin ndarjen e bashkëshortëve dhe përskaj harmonisë dhe jetës së përbashkët bashkëshortore qe çonin bashkëshortët. Ky veprim i djajve sikurse transmeton Muslimi në Sahihun e tij prej Xhabir ibn Abdullahut e ky prej të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] se ka thënë: “ djalli (i mallkuar), e vë fronin e tij mbi ujë, pastaj i lëshon ekspeditat  e tij te njerzit. Ndërkaq më afër djallit është ai që ka bërë më shumë sherr mes njerzve. Kështu vjen njëri e thotë: Unë isha me një person dhe nuk u ndava prej tij derisa ai filloi të thohtë kështu e kështu. Në këtë iblisi (djalli i mallkuar) i thotë: Jo per All-llahun, nuk ke bërë gjë. Vjen dhe një tjetër dhe thotë: Nuk u ndava prej tij derisa e çova të ndahet prej bashkëshortes së tij. atëherë iblisi(shejtani i mallkuar) e afron te vetja këtë djall dhe i thotë: Ti ke bërë punë.” Muslimi, vëll.IV, f.2167

Shkak për ndajen e bashkëshortëve përmes magjisë është pamja e gërditshme e tjetrit që i duket njërit nga bashkëshortët, morali i lig, apo gjëra të ngjashmë, mllefi, urrejtja apo diçka tjetër e këtillë që çoon në ndarje.

Ndodh në shumë çiftë që krijojnë konflikte pa asnjë lloj shkaku. Kanë begati nga Krijuesi i Gjithësisë dhe kot fillojnë zënkat. Vëlla dhe motër të begatoftë i madhi Zot! Flisni butë, qetë, me dashuri dhë përhapni harmoni në familje! Ecni me parimet, rregullat e Krijuesit të Gjithësisë dhe do të ndjeni begatitë e Tij në çdo hap që do hidhni!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top