Shkëndija regjistron fitoren e dytë me rradhë në kampionat pasi mund 2:1 Shkupin në Çair në takimin e xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 25-të kur Stojkoski shënoi për 1:0 nga pika e bardhë, ndërsa në vazhdim në skenë shfaqet Ibraimi që sjell përmbysje me dy realizime. Fillimisht në minutën e 37-të nga penaltia sjell barazim 1:1, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë lëviz bukur në zonë për të shënuar golin e tre pikëve. Me këto dy realizime bombeti kuqezi shkon në shifrën e 100 golave në ndeshjet zyrtare me fanellën e Shkëndijës.

Loading...